Rrogozhine konflikti banore-Bashki per fushen e mbetjeve
Hedhja e mbeturinave në një territor të caktuar për bashkinë Rrogozhinë mbetet një problem i pazgjidhur. Mes banorëve të lagjes Shima dhe bashkisë prej një muaji ka nisur konflikti. Me vendim të këshillit bashkiak në muajin prill Bashkia Rrogozhine ligjëroi pas 22 vitesh një fushë të grumbullimit të mbeturinave urbane. Ndërtimi i kësaj fushe, sipas bashkisë, do të bëhet në bazë të kërkesave ligjore të parashtruara me vendim të inspektoriatit mjedisor. Por, vazhdimi i punimeve prej tre ditësh është ndërprerë. Shkak janë bërë banorët e zonës, të cilët nuk lejojnë mjetet të kryejnë punën.
Fusha e grumbulimit të mbetjeve në Rrogozhinë është caktuar të kryhet në një luginë, me siperfaqje prej 3.5 ha, pronë e bashkisë.
Izet Greca, nënkryetar i Bashkise Rrogozhinë thekson se pretendimet e banorëve për ndotjen e mjedisit nga djegia e mbeturinave janë të pabaza.
Pas mbylljes së fushës së mbeturinave buzë lumit Shkumbin, fushë e jashtëligjshme, Bashkia Rrogozhinë hartoi një projekt për ndërtimin e një tjetër territori për grumbullimin e mbetjeve. Deri tani projekti ka mbetur në letër, pasi Bashkisë i duhet të fitojë betejën me banorët.