E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha premton lehtësi për biznesmenët malajzianë

Sipërmarrësit aziatikë ofrohen në infrastrukturë e energjetikë

Kryeministri Berisha priti dje në një takim përfaqësues të kompanisë malajziane, “Malajzian Mining Coorporation”, MMC. Siç thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të qeverisë, përfaqësuesit e kompanisë malajziane e falënderuan Kryeministrin për pritjen dhe u shprehën se janë rezultatet e publikuara së fundmi mbi ekonominë shqiptare dhe performanca e saj që kanë bërë që kompania e tyre të marrë vendimin për të shtrirë investimet në Shqipëri. Ata shprehën interesin për të investuar në sektorin energjetik dhe atë të infrastrukturës, përfshi atë rrugore e portuale. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha i falënderoi për projektidetë e propozuara dhe bëri një panoramë të potencialeve të mëdha të Shqipërisë dhe të mundësive për investim si në sektorin e energjetikës, turizmit dhe infrastrukturës. Gjatë bashkëbisedimit, ai i siguroi investitorët malajzianë se në Shqipëri do të gjejnë një klimë të favorshme për bizneset e huaja, barrën fiskale më të ulët në Europë, si dhe i garantoi ata se do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë e strukturave të saj në përputhje me legjislacionin shqiptar, për t’i çuar drejt suksesit projektet e tyre.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›