Transferimet e studimeve, dokumentet që kërkohen
Studentët të cilët kërkojnë të transferojnë studimet nga universitetet jashtë shtetit apo ato private drejt njërit prej fakulteteve të UT-së duhet të kenë të plotë dosjen e dokumentacionit, deri më 18 gusht. Sipas UT-së bëhet fjalë për transferimin e studimeve për sistemin me kohë të plotë, njohur ndryshe si ditën. Universiteti i Tiranës ka përcaktuar procedurat dhe afatet për transferimin e studimeve nga një universitet tjetër në një nga fakultet në varësi të tij.
Të interesuarit duhet të paraqiten në rektoratin e universitetit nga data 27 gusht 2010 deri më 18 shtator 2010, me dosjen me dokumenteve të kërkuara. Rektorati i Universitetit të Tiranës ka publikuar të gjithë informacionin e nevojshëm për përgatitjen e dosjes me dokumente. Pas dorëzimit të shkresave dhe vërtetimeve specialistët e rektoratit të Universitetit të Tiranës, do të kryejnë verifikimet, si dhe do të shpallin publikisht listën e fituesve.
DokumentetTë interesuarit duhet të depozitojnë një kërkesë me shkrim për transferim, me shkrim dhe firmë të të interesuarit, si dhe me adresën përkatëse. Nevojitet si pjesë e procedurave, përmbajtja e planit dhe programit të studimit. Studentët që duhet të transferojnë studimet duhet të përgatisin listën e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara pranë Institucionit të Arsimit të Lartë përkatës. Rektorati i Universitetit të Tiranës kërkon kopje të noterizuar e indeksit të notave, librezës së studentit, për institucionet që kanë indeks, si dhe kopjen e noterizuar të diplomës së shkollës së mesme. Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të certifikuara nga institucioni që i lëshon. Pjesë e modaliteteve për konkurrimin e transferimit të studimeve duhet të jenë fotokopje e Kartës së Identitetit, si dhe mandat arkëtimi 1 mijë lekë. BANKA KREDINS Nr: 589007. Afati përfundimtar është datë 18.09.2010.
Transferimet e studimeveSecili fakultet në bazë të kapaciteteve dhe hapësirave që disponon mund të mirëpresë studentë të cilët për shkak të ndryshimit të banimit apo arsyeve të tjera objektive dhe alternative kërkojnë të vazhdojnë studimet e mbetura pranë njërës prej degëve të Universitetit të Tiranës. Shpeshherë kërkesat më të shumta për transferim kanë qenë për degët më të kërkuara si Ekonomik, Juridik e Shkenca Sociale. Fluks të madh kërkesash për çdo vit ka pasur në mënyrë të veçantë nga studentë shqiptarë të cilët aktualisht ndjekin degët e studimeve të larta në Universitetin e Tetovës.
#