E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret Neugebauer zgjedhjet e 8 majit të rëndësishme

TIRANË- Kryeministri Berisha priti sot në një takim Presidentin e dytë të parlamentit austriak, zotin Fritz Neugebauer.

Gjatë takimit Neugebauer e konsideroi shumë të rëndësishëm përqëndrimin e të gjithë energjive për zhvillimin e zgjedhjeve të 8 majit 2011, për të cilat kryeministri Berisha garantoi se qeveria shqiptare është tërësisht e angazhuar që ato të përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në takim u vlerësuan niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve politike, si dhe bashkëpunimi i zgjeruar dhe intensiv që kanë ndërtuar të dy vendet, gjatë viteve të fundit në të gjithë fushat në veçanti në fushën ekonomike, shkëmbimeve tregtare, investimeve të rëndësishme austriake në Shqipëri, në fushën e teknologjisë së informacionit, por edhe në fusha të tjera, si arsim, shëndetësi, ruajtjes së rendit, etj. 

(e.m/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›