E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 Majit Lajcak përsëri në Tiranë më 22 Mars

BRUKSEL- I dërguari i posacëm i BE-së Miroslav Lajcak vjen sërish në Tiranë, tashmë për të negociuar me palët politike mbi përmbushjen e kushteve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 Majit.

Në një njoftim të zyrës së KE-së në Tiranë thuhet se “Bashkimi Evropian do të dërgojë në Tiranë më 22 mars të dërguarin e posaçëm Miroslav Lajcak. Misioni i tij do të përqëndrohet tek negociimi për plotësimin e kushteve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 8 Majit”.

Kjo është hera e tretë që Lajcak vjen në Shqipëri në përpjekje për të zgjidhur situatën politike por deri tani nuk është arritur asnjë gjë konkrete. Kriza politike dhe ngjarjet e dhunshme të 21 janarit, ku humbën jetën 4 persona e kanë detyruar të dërguarin e BE të zhvillojë takime të njëpasnjëshme mePresidentin Topi kryeministrin Berisha dhe kreun e PS, Edi Rama.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›