Berisha pret Zv/presidentin e Organizates Nderkombetare te Lions Club International
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me zotin Wayne Madden, zv/president i organizatës ndërkombëtare të Lions Club International. Kjo organizatë, me 1.35 milionë anëtarë vullnetarë në 46 mijë klube të shpërndarë në të gjithë botën, ka një eksperiencë ndërkombëtare në përgjigje të problemeve të komuniteteve përmes punës vullnetare në fusha të tilla si riaftësimin e shikimit, dëgjimit, rigjenerimin e pyjeve, ndërgjegjësimin rreth diabetit, mbështetjen ndaj të moshuarve, etj.
Zoti Madden shprehu kënaqësinë e ardhjes në Shqipëri dhe të pranisë së kësaj organizate përmes 4 klubeve në Shqipëri. Ai shprehu gatishmërinë për të kontribuar në shumë fusha, ku ka më shumë nevojë në Shqipëri, si në shëndetësi e në fushën e mjedisit.
Kryeministri Berisha shprehu kënaqësinë për vizitën e zotit Madden dhe mirënjohjen për kontributin e LCI në përgjigje të problemeve sociale në Shqipëri. Kryeministri e njohu zotin Madden me iniciativën e Qeverisë Shqiptare për pyllëzimin me pemë frutore në vend, përmes mbjelljes së 250 milionë rrënjë ullinj dhe dru frutorë brenda 8 vjetëve dhe inkurajoi organizatën për çdo kontribut të mundshëm në këtë drejtim. Gjithashtu, ai theksoi nevojën për kontribut të organizatës edhe për problemet shëndetësore të shikimit, dëgjimit, diabetit apo autizmit në Shqipëri.