E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier/ Nje i vrare dhe dy te plagosur ne qender te qytetit

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagsour me armë zjarri si pasojë e një sulmi criminal në ne mes të qytetit të Fierit.

Informacionat e para të policisë së ketij qyteti flasin për një ngjarje me motiv hakmarrje, ku për shenjester ka qënë Spartak Spahon nga Zhupani, ndërtues, 40 vjec.

Për të ekzekutuar Spahon autorët kanë përdorur 14 plumba, si rezultat i kësaj breshërie janë plagosur edhe Leonard Tole 26 vjec dhe Dritan Yzeiri.

Nuk dihet ende nëse dy të plagosurit kanë lidhje me viktimën apo janë kalimtarë të rastësishëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›