Berisha pret gardistin: Simbol i ruajtjes së rendit kushtetues

Berisha theksoi se efektivi u bë simboli më i shkëlqyer i mbrojtësve të rendit kushtetues dhe institucioneve kushtetuese të vendit në protestën e 21 janarit, pasi mori nga toka flamurin kombëtar të hedhur nga protestuesit".
Kryeministri vlerësoi aktin e efektivit të FNSH-së, i cili ka qenë më parë anëtar i njësive tona ushtarake që luftuan në Irak."Në një moment të caktuar një demonstrues i vërviti Amarildos tek këmbët flamurin kombëtar. Krahas mburojës ai u ul dhe ngriti flamurin. Pamjet ishin emocionuese", tha Berisha. Sipas tij, "flamuri i kombit për asnjë shqiptar nuk mund të flaket në rrugë".
"Flamuri i kombit për shqiptarët është flamuri më i bukur, por edhe flamuri kombëtar shtetëror më i vjetër në Evropë. Ai është flamuri kombëtar në qelizat e të cilit prehen martirët e këtij kombi nga koha e Skënderbeut deri më sot. Ai është flamuri ku prehen të gjithë ata që kanë luftuar për liri dhe dinjitet njerëzor, flamuri ku prehen luftëtarët e lirisë që çliruan Kosovën", tha Berisha./Start/
2011-01-25 13:59