KUKES/ Vidhnin ne autostrade 3 ne pranga
KUKES - Policia e Kukesit ka prangosur tre te rinj nga fshati Surroj pasi ata u kapen ne flagrance nga patrulla e policise tek Ura e Madhe ne autostraden e re 2 km larg tunelit te Kalimashit. Sipas zedheneses se policise tashme jane te arrestuar vellezerit Halim dhe Vladimir Vata 33 dhe 28 vjec si dhe kusheriri i tyre Agron Vata 27 vjec. Ne komunikaten e saj policia thote se ata po cmontonin mburojat anesore te autostrades me qellimin per ti marre. Prokuroria ka nisur ceshtjen penale ndaj tyre me akuzen vjedhje ne bashkepunim e mbetur ne tentative parashikuar nga nenet 134 25 dhe 22 te Kodit Penal. Ne autostraden e sapoperfunduar jo vetem ne kete segment por dhe ne te tjere jane vene re demtime te mbrojtesve te llamarines dhe e sinjalistikes.