Berisha: Më 8 maj, fitore të sigurt dhe zgjedhje të lira

Ai theksoi se zgjedhjet e 28 qershorit të vitit 2009, ishin të lira dhe të ndershme, ndërsa u shoqëruan sipas tij, me probleme vetëm teknike. Gjatë fjalës së tij, e cila u përqendrua tek zgjedhjet lokale të 8 majit, kryeministri tha se Partia Demokratike shkon e sigurt drejt një fitoreje të thellë.
“Unë kam besimin më të madh se Partia Demokratike do të përzgjedhin kandidaturat për kryetarë të bashkive dhe komunave për qeverisjen vendore. “Shkojmë në këto zgjedhje të sigurtë në fitore të thellë dhe të merituar, sepse kam besimin se e tërë anëtarësia e PD-së mbështetësit dhe simpatizantët e saj do të përzgjedhin kandidaturat për kryetar të bashkive dhe komunave, nga burrat më të mirë më të zotë e më të ndershëm,me një program të qartë për zhvillimin e vendit dhe me një koalicion të konsoliduar”.”, theksoi Berisha. Sipas tij "në këto 20 vite, PD mbrojti më shumë se çdo gjë tjetër të drejtën e shqiptarëve për të votuar të lirë, duke u bërë avokate e vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë".
Në këtë drejtim, Berisha garantoi se në zgjedhjet e 8 majit, shqiptarët do të kenë të gjitha mundësitë për të shprehur vullnetin e tyre të lirë. "Vota e lirë është e pathyeshme dhe është faktuar si arma e të gjitha armëve, më e fortë se çdo armë tjetër, ndaj ne ecim të sigurtë për tu dhënë shqiptarëve një stacion të ri në rrugën e tyre drejt konsolidimit të demokracisë", tha Berisha. Kryeministri bëri një paraqitje të arritjeve dhe reformave që kanë transformuar Shqipërinë gjatë 5 viteve të fundit. Këto transformime, sipas tij, "janë baza për të ecur të sigurt në fitoren e zgjedhjeve të 8 majit".
"Ne e kemi ndryshuar Shqipërinë. Nga vendi më i izoluar i planetit, Shqipëria është tani vend anëtar i NATO-s, nga vendi më i mbyllur në bunker, shqiptarë lëvizin të lirë në Evropë dhe po ecin të sigurt drejt BE-së", tha Berisha. Ai u ndal te transformimi i infrastrukturës së vendit si dhe te zhvillimi ekonomik që po njeh vendi gjatë viteve të fundit. "Për 2 vite me radhë Shqipëria qëndron në krye të rritjes ekonomike në Evropë. /Start/
2011-02-06 13:05