Pogradec, dy në pranga, tentuan të rrëmbejnë një adoleshente

Në pranga ranë shtetasit Denis Çekiçi, 26-vjeç dhe Aurel Alia 31-vjeç, të dy banorë të qytetit të Pogradecit.
Policia e këtij qyteti sqaroi se dy shtetasit e sipërcituar u arrestuan në lagjen 5 në unazën e qytetit të Pogradecit, kur në bashkëpunim kanë tentuar të rrëmbejnë me forcë me mjetin e tyre me targa PG 28 70 B, shtetasen V.H, 16 vjeç, banore e qytetit të Pogradecit.
Qytetarët e ndodhur në vendin e ngjarjes kanë lajmëruar menjëherë policinë, teksa kanë tentuar të pengojnë dy shtetasit për të rrëmbyer adoleshenten.
Sipas hetimeve paraprake të policisë midis dy personave dhe 16 vjeçares nuk ka patur ndonjë njohje të mëparshme dhe tentimi për rrëmbim është bërë pasi vajza nuk u është përgjigjur ngacmimeve të tyre./S.Ll/Start/
2011-02-06 13:29