E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS sulmon drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Deputeti Pirro Lutaj, theksoi se Burgaj është kthyer në vartës të bindur të drejtuesve të operacionit kriminal të 21 janarit, Sali Berisha e Lulëzim Basha.

“Ky vartës i bindur i drejtuesve të operacionit kriminal të 21 janarit, Sali Berisha e Lulëzim Basha, do të mbronte në mënyrë fanatike gënjeshtrat dhe përkufizimet e palogjikshme të Sali Berishës e Lulëzim Bashës, se protestues të pajisur me “çadra pistoletë”, “thika me helm” dhe “gurë të gjetur në bulevard”, organizuan “grushtin e shtetit” dhe tentuan të marrin me dhunë Pushtetin në Shqipëri”, theksoi Lutaj. Ai shtoi se deklarata të tilla janë qesharake.

 “Partia Socialiste i thotë këtij polici me post të lartë dhe me nivel të ulët, se deponimi i bërë prej tij në “Komisionin e Saliut” që  strukturat vendore  të policisë dërguan informacion që më datën 21 Janar, do të kishte grumbullime të personave me precedent penal, është një mashtrim i turpshëm, i konfirmuar tashmë nga verifikimi i mbi 130 personave të ndaluar e keqtrajtuar barbarisht prej strukturave “speciale” të pushtetit të dhunës, nga ku, askush nuk është konstatuar dhe evidentuar si i tillë”, vijoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-06 15:52
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›