E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret në zyrë fëmijët jetimë

Ky takim u zhvillua me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor dhe në fund të tij u shpërndanë dhurata për të gjithë fëmijët e kësaj qendre, të cilat përmbanin çanta shkolle, artikuj të ndryshëm shkollor, veshmbathje, ëmbëlsira etj.

Jam i kënaqur, tha Kryeministri, që ditën e punës sot e nis me ju, edhe pse do të doja t'ju takoja në shtëpinë tuaj, por për shkak të rikonstruksionit të saj, unë do t'ju vizitoj sërish atje.

“Për disa specifika të tyre  që kanë këta fëmijë, ju jeni dy herë më të dashur sesa për të gjithë fëmijët e tjerë dhe më të çmuar. Me punën që bëni ndikoni shumë fuqishëm në formimin e tyre, ndikoni në të ardhmen e tyre, unë e vlerësoj shumë punën që bëni me ta” , u drejtua kryeministri drejtoreshës së qendrës. Drejtoresha e kësaj qendre Drita Mandria shprehu kënaqësinë e këtij takimi si dhe falënderimet për vlerësimin dhe kujdesin e vazhdueshëm që kryeministri tregon për këta fëmijë.

Ajo shprehu kënaqësinë që këtë vit katër nga fëmijët e kësaj qendre përfundojnë ciklin 9 vjeçar dhe do të ndjekin shkollën e mesme të përgjithshme ndërsa dy të tjerë përkatësisht Anxhelo dhe Klajdi kanë fituar njëri konkursin për në lice në degën e pikturës dhe tjetri ka fituar shkollën “Loro Boriçi” për futboll. Duke e njohur kryeministrin mbi rikonstruksionin e kësaj qendre, Mandria theksoi se rikonstruksioni nuk do të jetë thjesht një riparim, por një përshtatje e ambientit  në tip shtëpi- familje në mënyrë që fëmijët të jenë më grup mosha të caktuara, të kenë ambient ndenje, kuzhinë, biblioteke, ambient lojërash etj. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-08 16:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›