Kukës, transportonin 21 kg drogë, pranga dy personave
KUKËS- Policia e Kukësit arrestoi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, dy persona, teksa transportonin me automjetin e tyre 21 kg kanabis sativa.
Kujtim Xhebexhia, 52-vjeç dhe Fitim Dauti, 29-vjeç u ndaluan nga policia ndërsa udhëtonin me mjetin e tyre, në afërsi të urës së Drinit të Bardhë, e cila lidh Kukësin me rrethin e Hasit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi 21 kg kanabis sativa, e fshehur në dy thasë.
Uniformat blu të Kukësit bëjnë me dije se ndalimi i shtetasve u bë pas verifikimit se lënda që ata transportonin nga Tirana, ishte e llojit kanabis sativa, me destinacion Kosovën.
Grupi hetimor ka nisur punënë për verifikimin nëse këta shtetas janë pjestarë të një grupi të organizuar.
(e.m/BalkanWeb)