E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos me armë vëllanë, arrestohet 37-vjeçari

Nga aksioni u arrestua shtetasi Ardian Hamzallari 37-vjeç banues ne lagjen nr 4 Pogradec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka qëlluar për motive të dobëta me armë zjarri, në gjendje të dehur, në pjesën e barkut vëllanë e tij shtetasin Sallten Hamzallari 44-vjeç, të cilin më pas e ka shoqëruar për në spitalin civil të Pogradecit, me automjetin në pronësi të vëllait të tij.

Pasi është larguar nga spitali, autori ka fshehur mjetin dhe armen e krimit. Shtetasi Sallten Hamzallari pasi ka marrë ndihmën e pare mjekësore është dërguar për në spitalin Ushtarak Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Nga ana e uniformave blu u gjet dhe u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale automjeti me targa YBP 8730 dhe po punohet për gjetjen e armës dhe të gëzhojës. Materialet e përpiluara për këtë rast do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për hetime të mëtejshme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-07 10:03
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›