METE: Nuk kemi zhdoganuar naftë jashtë standardit
Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës sqaron se në vend nuk ka naftë të zhdoganuar jashtë standardit. METE ka siguruar opinionin publik dhe biznesmenët se në veprimtarinë e saj të licencimit dhe kontrollit udhëhiqet nga ligji.
TIRANE- Në një reagim të saj për mediat, ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës sqaron se në vend nuk ka naftë të zhdoganuar jashtë standardit. Ne jemi kategorikë në qëndrimin tonë thuhet në këtë reagim të ministrisë, se çdo kompani që shkel ligjin dhe standardet e vendosura tashmë për cilësinë e karburanteve që duhet të hyjnë në treg duhet të penalizohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ministria siguron opinionin publik dhe të gjithë biznesmenët se nuk është palë me asnjë aktor në tregun e karburanteve në Shqipëri dhe se në veprimtarinë e saj të licencimit dhe kontrollit të veprimtarisë së kompanive udhëhiqet vetëm nga ligji. (a.r/news24/balkanweb)