E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, drejt shuarjes zjarri ne koder, shmanget rreziku

Forcat zjarrfikëse deklaruan se kanë arritur të izolojnë zjarrin në pjesën e sipërme të kodrës, duke shmangur rrezikun që flakët ti afroheshin depozitave të natës. 

GJIROKASTER- Janë drejt shuarjes flakët që kishin përfshirë kodrat e fshatit Mashkullor në qytetin e Gjirokastrës. Forcat zjarrfikëse deklaruan për NEWS24 se kanë arritur të izolojnë zjarrin në pjesën e sipërme të kodrës, duke shmangur rrezikun që flakët ti afroheshin depozitave të natës.

Depozitat ndodheshin në pjesën e poshtme të kodrës,në një largësi prej 100 metrash në vijë ajrore me depozitat e naftës. Flakët u evidentuan në orën 09. 30 minuta të mëngjesit të sotëm, dhe ishin favorizuar nga era e fortë e temperaturat e larta të këtyre ditëve. Një grup hetimor po punon për të përcaktuar dhe shkakun e flakëve.
(s.g/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›