BQE ul interesin e euros, ekspertët: Do të reflektohet në bankat tona
TIRANE - Vendimi i Bankës Qendrore Europiane për të ulur me 0.25 për qind normën bazë të interesit për euron do të shoqërohet me reagim edhe të bankave që operojnë në vendin tonë.
Ekspertët shpjegojnë se pritet rënie e interesave për kreditë dhe depozitat në monedhën e përbashkët europiane.
“Ulja e interesit të euros do të pasqyrohet kryesisht tek huatë e reja që do të japin bankat tani e në vijim dhe me nje efekt më të vonuar në kohë për huatë ekzistente. Një efekt tjetër i pritshëm do të lidhet me aspektin e depozitave në euro”- deklaroi eksperti Elvin Meka
Përsa i pëket tregut të lirë të këmbimit, ekspertët shprehen se nuk pritet ndonjë rënie e euros si pasojë e vendimit të Bankës Qendrore Europiane. Në agjencitë valutore, euro blihet me 141.2 leke dhe shitet me141.7 lekë, ndërsa dollari këmbehet me 102.8 lekë në blerje dhe me 103.4 lekë në shitje.
(er.nu/News24/BalkanWeb)