E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset mirepret shqyrtimin e ligjit per Gjykaten Administrative

Diskutimi më në fund i projektligjit të Gjykatës Administrative në komisionet parlamentare është mirëpritur më së shumti nga ana e bizneseve, që janë edhe më të interesuarit për nisjen e aktivitetit të një structure të tillë. Përfaqësues të grupimeve të bizneset shprehen ABC neës, që ëhstë shumë e nevojshme që brenda ligjit final të përfshihet pranimi i profesionistëve të fushave që lidhen me çështjet, të cilat do të trajtojë kjo gjykatë. Sipas tyre mund të jenë inxhinierë, ekonomistë apo kontabilistë.
Sipas përfaqësuesve të biznesve, nuk ka më arsye që kjo çështje të shtyhet më, pasi ka ardhur koha që gjykata administrative të konkretizohet.
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi në parim draftin bazë të gjykatës administrative, ndërsa pritet që në vazhdim të bëhen ndryshime mbi këtë projektligj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›