Rama: Krenaria e qeverisë; 21 janari, vjedhja e Tiranës dhe refuzimi i statusit

Edi Rama
Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste si kundërpërgjigje për deklaratën e kreut të qeverisë Sali Berisha se ngjarjet e vitit janë zgjedhjet lokale të 8 majit dhe Censusi.
Lideri i opozitës ka reaguar duke cilësuar si ngjarje të vitit me të cilat qeveria duhet të krenohet 21 janarin, manipulimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës dhe refuzimin e statusit kandidat për anëtarësimin në BE.
Tre ngjarjet e mëdha të vitit? Vrasjet në bulevard, vjedhja e zgjedhjeve në TR, refuzimi i statusit kandidat! Me të treja qeveria krenohet!, shkruan Rama në Tuiter.