Samsung në 2012 sjell telefonin 3D
Samsungu ka arritur një sukses të madh me telefonin Galaxy S II por kompania koreane duket se nuk mjaftohet me kaq. Në vitin 2012 ajo pritet të nxjerrë në treg modelin Galaxy S II 3D.
Nga raportimet e para mësohet se ky telefon do të ketë një figurë të jashtëzakonshme Super Amoled Plus HD dhe me rezolucion 1280×720.
Ky telefon do të ketë një processor qual-core, RAM 2 GB, 4G LTE dhe figurë 3D.
Për herë të parë telefoni pritet të prezantohet në Konferencën Botërore të Telefonave në Barcelonë që do të mbahet në shkurt të 2012-s.