E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Google mbetet faqja më e vizituar

Pavarësisht se Facebook ka dominuar vitin 2011 sa i takon botës së teknologjisë në SHBA, Google vazhdon të mbetet faqja më e vizuar.

Shifrat e vitit 2011 tregojnë se rrjeti social më i madh në botë qëndron pas gjigantit të motorëve të kërkimit.

Nga të dhënat del se mbi 153 milion vizitorë unikë ka në muaj Google ndërsa Facebook ka afërsisht 137 milion.

E treta në listë qëndron Yahoo e cila më së shumti është hapur për mail dhe të rinjtë po e braktisin atë. Studimi përfshin të dhënat nga janari deri në tetor të vitit 2011.

Faqja Vizitorë unik në muaj
 
1. Google 153,441,000
2. Facebook 137,644,000
3. Yahoo 130,121,000
4. MSN/WindowsLive/Bing 115,890,000
5. YouTube 106,692,000
6. Microsoft 83,691,000
7. AOL Media Network 74,633,000
8. Wikipedia 62,097,000
9. Apple 61,608,000
10. Ask Search Network 60,552,000

 

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›