E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, pritje për ministrat: Treguat përkushtim

Kryeministri Sali Berisha dha dje në “Vilën 31” një pritje për ministrat, zëvendësministrat dhe anëtarët e kabinetit, të shoqëruar nga bashkëshortët, me rastin e festës së Vitit të Ri 2010. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryeministri Berisha i falënderoi të gjithë të pranishmit për bashkëpunimin e frytshëm dhe përkushtimin që dëshmuan gjatë vitit 2009, në realizimin e reformave të rëndësishme për vendin, si dhe në arritjet historike që shënoi Shqipëria në planin kombëtar dhe ndërkombëtar, veçanërisht në dy projektet më madhore të saj, integrimi në NATO dhe procesi për integrimin në Bashkimin Evropian, si dhe liberalizimi i vizave. Kryeministri Berisha falënderoi në mënyrë të veçantë familjet e ministrave, zëvendësministrave dhe anëtarëve të kabinetit, për mbështetjen që u kanë dhënë bashkëshortëve të tyre gjatë këtij viti të ngarkuar, me shumë aktivitete dhe ngjarje të rëndësishme, duke qenë kështu një mbështetje shumë e madhe në punën e tyre. Në përfundim të fjalës së tij, Kryeministri Berisha u përcolli urimet më të përzemërta ministrave, zëvendësministrave dhe këshilltarëve të tij me rastin e festës së Vitit të Ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›