E Diel, 1 Nëntor 2026

Emërimi, Selim Belortaja, zëvendësministër i Jashtëm

Selim Belortja është njëri nga zëvendësministrat e Punëve të Jashtme. Kryeministri Sali Berisha emëroi në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave z. Belortaja si numrin dy të diplomacisë shqiptare. Prej dy muajve, ekonomisti i njohur dhe eksperti i financave kryente punën e drejtorit të diplomacisë ekonomike në këtë ministri. Ndërkohë që dje ai mori detyrën e re të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme. Z. Belortaja ka qenë pjesë e qeverisë së parë demokratike të viteve 1992-1997 dhe rikthehet sërish në qeverisjen e PD-së, por tashmë në mandatin e saj të tretë 2009-2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›