E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mora premtimin e Obames per viziten"

Kam marre premtim shpresedhenes se presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama, i shoqeruar nga zonja e pare, do te programojne nje vizite ne Shqiperi. Kjo ishte deklarata qe beri dje kryeministri Berisha, pas vizites se tij ne Nju Jork, duke lene te hapur mundesine e nje vizite te presidentit Obama ne vendin tone. "Presidenti vleresoi ftesen time, dhe u ndava i bindur se presidenti Barak Obama dhe zonja e tij do vizitojne Shqiperine, sigurisht ne nje udhetim rajonal", deklaroi Berisha. Kryeministri theksoi gjithashtu se ne takimin e shkurter me presidentin e SHBA-ve kishte pasur kenaqesine e vecante te degjonte vleresimin e tij per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Po keshtu, sipas Berishes, kenaqesi ishte dhe fakti qe cifti Obama gezonte respekt per miqte e tyre shqiptare, vleresim te cilin presidenti i SHBA e kishte shprehur ne menyre publike, gjate takimit te zhvilluar ne mbremjen gala te organizuar prej tij..


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›