E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini, plan diabolik për diskriminimin e lagjeve të vjetra të Tiranës

Zëdhënësi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe kandidati për të drejtuar degën e kryeqytetit të kësaj force politike, Aldo Bumçi ka denoncuar sot përdorimin selektiv të pronave të kryeqytetit për zhvillimin e projekteve të tij private, dhe jo për integrimin urban të zonave të kryeqyteti. Duke denoncuar segregacionin ndaj lagjeve të vjetra të kryeqytetit, Bumçi ka theksuar sot se drejtimi i Edvinit është primitv e s’ka asgjë të përbashkët me perspektivat e zhvillimit modern që ofrojnë sot metropolet evropiane. Ja edhe deklarata e plotë e Aldo Bumçit “Zoti Rama e ka mbajtur Tiranen pa plan, sepse e ka perdorur per grupin e tij dhe e ka copetuar me studime pjesore sic eshte Plani Francez per qendren qe u hartua vetem per kullat e kryetarit. Ky eshte nje nga shembujt se si prona denohej me moszhvillim apo te kthehej ne lulishte ne qoftese nuk ja jepje kryetarit apo ortakeve te tij. Gjate hartimit te planit francez shume pronare te vjeter te qytetit kane ngritur shqetesimin e tyre per menyren sesi percaktoheshin njollat e ndertimit ne kete zone. Nese kishe lidhjet e duhura ekonomike dhe politike me Kryetarin  e Bashkise prona percaktohej zone me pallate shumekateshe. nese nuk i kishe keto lidhje prona percaktohej  si lulishte ose zone me intensitet te ulet ndertimi. Te gjithe pronaret kane te drejte te zhvillojne pronen e tyre, por qe te shmanget qe dikush te marri perfitimin maksimal dhe tjetri ngjitur asgje pershkak se atij i takon lulishte, kur ambienti i gjelbert eshte ne funksion te ndertimit dhe i sherben atij, nga ana e bashkise kryhet ai process qe njihet si “Menaxhim i tokes”. Lejet nuk jepen per cdo truall ne menyre individuale por behet integrimi i pronave per te krijuar nje njesi/strukture ndertimi te perbashket. Ne kete menyre te gjithe pronaret perfitojne ne menyre te drejte. Ne menyre te heshtur pronat e qytetareve te vjeter te qytetit po zhvleresohen pershkak te praktikes se dhenies se lejeve te ndertimit nga ana e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Lagjet e vjetra te qytetit nuk trajtohen si njesi te integruar ndertimi, por duke i copeuar lejet e ndertimit, nje leje ketu dhe nje leje diku tjeter, shtepite e vjetra qe ndodhen ndermjet ketyre pallateve te reja nuk mund te zhvillojne me pronen e tyre si fqinjet e tyre. Kjo eshte trashegimia e Edi Rames per qytetit te Tiranes. Nje metode qeverisese qe nuk ka asgje moderne, eshte primitive ne menyren se si e koncepton zhvillimin e prones ne kryeqytet, nuk eshte e drejte sepse disa pronar perfitojne ne kurriz te te tjereve, dhe ne kete menyre i hap rruge abuzimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›