E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha reagon për enciklopedinë maqedonase: “Është qëndrim absurd”



Kryeministri Berisha ka reaguar dje për deformimin e historisë në Enciklopedinë që është botuar së fundi në Maqedoni. Kryeministri theksoi se publikimi nga ana e Akademisë maqedonase i një enciklopedie është një qëndrim absurd dhe i papranueshëm. Duke qenë se Akademia është një institucion zyrtar i Republikës së Maqedonisë, ndërhyrja e autoriteteve të larta maqedonase me një qëndrim të qartë ndaj këtij problemi do të ishte e domosdoshme, për faktin se askush nuk mund të ndërtojë identitet bazuar mbi falsifikimin e historisë.
Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Gjatë bisedës, të dy personalitetet rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet dy vendeve, si dhe vendosmërinë e palëve për t’i forcuar e zgjeruar ato dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat, edhe më tej, në të ardhmen. Kryeministri Berisha theksoi se publikimi së fundi nga ana e Akademisë maqedonase i një enciklopedie, e cila falsifikon historinë, është një qëndrim absurd dhe i papranueshëm. Lidhur me këtë çështje, presidenti Ivanov tha se sapo të kthehej në Shkup do të përpiqet të ndikojë në këtë çështje.

24 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›