Denonco korrupsionin, përfiton statusin e bashkëpunëtorit të Drejtësisë
Qeveria bën gati draftin me kritere të reja duke rritur numrin e veprave penale. Tashmë, marrëveshje me shtetin do të bëhet edhe për dosjet për tenderat e zyrtarëve
Laureta Rryçi
Tiranë - Nëse një punonjës i thjeshtë i administratës denoncon një rast korrupsioni që përfshin një rreth të gjerë zyrtarësh, ai do të përfitojë statusin e bashkëpunëtorit të Drejtësisë. Qeveria vendos të ndryshojë ligjin duke rritur jo vetëm numrin e veprave penale, por edhe rastet kur mund të përfitohet ky status. Tashmë me këto programe nuk do të punojnë vetëm prokurorët e Krimeve të Rënda, por edhe ata të Task-Forcës apo prokurorive të rretheve. Gjithçka do të përcaktohet nga rëndësia jo vetëm e dosjes, por edhe e dëshmisë që do të japë personi në fjalë. Në këtë mënyrë, zyrtarët abuzues janë më të rrezikuar për t’u zbuluar nga momentin në moment mbi shkeljet e kryera. Hartuesit i kanë argumentuar shtesat e reja që kanë bërë në ligj me qëllimin që të ulet frika ndaj personave që do ta përfitojnë këtë status. Në këtë mënyrë, dëshmia e tyre jo vetëm do t’i shërbejë Drejtësisë për dokumentimin e dosjeve në gjykatë, por edhe jeta e personit do të jetë më e sigurt. Të njëjtët specialistë kanë konstatuar se deri tani funksionimi në praktikë i programeve të mbrojtjes së dëshmitarëve kishte nevojë për më shumë rregulla praktike.
Drafti
Ndërsa prej kohësh këtij ligji i kishte rënë “lavdia” që pati në fillim, hartuesit kanë menduar t’i japin një hov tjetër duke sjellë përmirësime të dukshme si në kontratën e marrëveshjes, ashtu dhe në elementet e sigurisë që merr përsipër shteti. Në draft janë parashikuar që Komisioni për Vlerësimin e Masave të Posaçme të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë
do të ketë të drejtën për të vendosur mbi pranimin ose jo të personave në programin e mbrojtjes. Masat konkrete të përkohshme, të posaçme do të merren nga drejtoria. Me draftin e ri i jepet liri prokurorit të çmojë rastet kur dëshmitari ka nevojë të mbrohet, si dhe të përcaktojë se përfitimi që i vjen Drejtësisë nga thëniet e tij është i vlefshëm për dosjen. Në këtë mënyrë do të justifikohen edhe shpenzimet që shkojnë për një rast mbrojtjeje. Me draftin e ri është saktësuar gjithashtu se shteti do të marrë përsipër të garantojë jetën dhe shëndetin e personit dhe të afërmve të tij, por jo të ruajë që të mos i cenohet prona. Së fundi, ligji detyron që oficerët që do të merren me personat që përfitojnë programin e mbrojtjes nuk do të ndryshojnë vendin e punës, pavarësish ndryshimeve politike apo në rang drejtuesish. Kjo për shkak të karakterit të informacionit sekret që ka kjo drejtori.
Ligji i vjetër
Si probleme të ligjit të vjetër specialistët kanë evidentuar se ligji i vjetër kufizonte fushën e tij të veprimit vetëm në çështjet që janë kompetencë për gjykatat e krimeve të rënda, duke përjashtuar vepra penale si korrupsioni, pastrimi i produkteve të veprës penale etj. Drejtoria dhe Komisioni që shqyrtonte rastet e paraqitura për të përfituar këtë status nuk i kishin kompetencat të ndara dhe shumë vendime shpesh zgjasnin më shumë seç duhej. Shpeshherë, informacioni që në të vërtetë duhet të qëndronte shumë sekret, rrezikohej të rridhte si informacion. Deri tani, të penduar apo bashkëpunëtorë drejtësie numërohen fare pak persona, kjo dhe për shkak të pasigurisë që kanë pasur dëshmitarë apo anëtarë të ndryshëm të grupeve kriminale.
Box
Detyrimet e personave kur marrin status
Bërja pjesë në programin e mbrojtjes nuk ka për qëllim përmirësimin e gjendjes ekonomike të personit të pranuar dhe programi nuk do të vihet në shërbim të dëshirave të personit, por vetëm të nevojave të tij jetike. Personat e mbrojtur nuk mund të synojnë të hyjnë në program vetëm për t’u shpëtuar detyrimeve që mund të kenë. Edhe pasi të pranohen në program, ata do të ruajnë detyrimin për t’i shlyer këto borxhe dhe ndihma e vetme që do të marrin nga drejtoria do të jetë ajo për të bërë pagesat në mënyrë të sigurt dhe pa nxjerrë informacionin e vendndodhjes apo identitetit.
Masat e posaçme të mbrojtjes
Ndryshimi i identitetit
Ndryshimi i vendbanimit
Dhënia e dokumenteve të rreme
Mbrojtja e përkohshme e identitetit të të dhënave dhe dokumenteve të personit të mbrojtur
Dhënia e dëshmisë në një identitet tjetër dhe administrimi i tyre me mjete të veçanta për deformimin e zërit, të pamjes së vërtetë të tij dhe forma të tjera të caktuara me ligj
Masa të veçanta mbrojtëse, fizike dhe teknike në vendin ku qëndron personi i mbrojtur, si dhe gjatë lëvizjeve të tij, përfshirë edhe ato për përmbushjen e detyrimeve ndaj organeve të Drejtësisë
Masa ndihmëse janë:
Rehabilitimi social
Dhënia e ndihmës financiare në kohën ndërmjet dy punësimeve
Rikualifikimi profesional
Dhënia e këshillave dhe e ndihmës së specializuar ligjore
Masa të tjera që mund të çmohen të nevojshme për raste konkrete
Kushtet për të përfituar programin mbrojtjes
Qytetari duhet të pranojë me vullnet të lirë, nëpërmjet dëshmisë së tij, se pranon të nënshkruajë një marrëveshje me prokurorinë. Pas kësaj marrëveshjeje personit i lind detyrimi që nëpërmjet deklarimeve të tij të japë të dhëna të bazuara, që përbëjnë prova vendimtare për zbulimin, hetimin dhe gjykimin e krimeve dhe të autorëve të tyre. Zbatimi i këtij programi vendoset vetëm në ato raste kur i rrezikohet jeta. Programi zbatohet me një afat të pacaktuar. Në rastet kur personi që do të përfitojë program është i mitur, merret parasysh gjendja e tij psikologjike. Përpara se të nënshkruhet marrëveshja, personi është i detyruar të japë informacione të detajuara mbi llojet dhe masën e pasurive të zotëruara prej tij.
24 Shtator 2009