Berisha reagon për truallin në qendër: Është tokë shtetërore
TIRANE- Qeveria shqiptare do të shesë me 2000 euro m2 truallin në qendër të Tiranës, për të cilin prej disa ditësh është futur në një konflikt me Bashkinë e kryeqytetit. Pas deklaratës që ka ardhur nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave se shteti rezulton të jetë në pronësi të shtetit dhe jo të privatit, kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë ngarkoi Ministrinë e Punëve Publike dhe atë të Ekonomisë për të nisur procedurën e ankandit. Sipas kryeministrit, fondi do të kalojë në llogari të fondit për ish pronarët.
Berisha lajmëroi dhe Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë të gjejë ambiente të tjera për tu vendosur, pasi edhe trualli ku ndodhet kjo ndërtesë është pronë e shtetit dhe do të shitet.
Debati për sheshin në qendër të kryeqytetit përplasi disa ditë më parë Policinë e Rendit me atë Bashkiake.
Bashkia ka publikuar një dokument të pronësisë dhe vendimin e KRRT-së ku jepet leje ndërtimi për një objekt shumëfunksional. Sipas Bashkisë, pronarë të truallit rezultojnë Komuniteti Mysliman dhe familja Kika dhe se këmbëngulja e pushtetit qëndror është cënim i hapur i autonomisë. Por për këtë cështje, Ministria e Transporteve deklarooi se toka në qendër është shtetërore dhe nuk ka leje ndërtimi nga pushteti lokal, madje dhe se është vendosur që në këtë vend të ndërtohet një lulishte. (e.n/News24/BalkanWeb)