Vrasja e Xhindit, policia kundër Rucit: Po hetojmë
TIRANE- Lidhur me deklarimin e bërë nga deputeti i i PS Gramoz Ruçi, mbi vrasjen e deputetit të PS, Fatmir Xhindi ka reaguar edhe policia e shtetit. Në një deklaratë për shtyp policia thekson se, “Për zulimin e kësaj ngjarje është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e tre prokurorëve të Prokurorisë për Krimet e Rënda, si dhe 10 Oficerëve të Policisë Gjyësore të Prokurorisë dhe Departamentit për Hetimin e Krimeve në Policinë e Shtetit.
Sipas policisë së shtetit hetimet kanë vazhduar me intensitet të lartë dhe po analizohen të gjitha faktet. “Policia e Shtetit po vazhdon hetimet me itensitet të lartë duke analizuar me kujdes të gjitha informacionet e marra për këtë çeshtje së bashku me prokurorinë për krimet e rënda dhe po zbaton të gjitha detyrat e deleguara nga ana e prokurorëve. Policia nuk i është shmanguar asnjëherë përgjegjësive të saj duke zbatuar me korrektësi detyrimet që i ngarkohen”.
Lidhur me dyshimet e PS se Vrasja e Xhindit është politike policia i kërkon Rucit të vëjë në dispozicion gjithë informacionin e nevojshëm. “I sugjerojmë zotit Gramoz Ruci, që në funksion të zbulimit të së vërtetës, të gjithë informacionin e nevojshëm që disponon ta vërë në dispozion të Prokurorisë Për Krimet e Rënda, si autoriteti përgjegjës që drejton dhe heton këtë çeshtje.”
Sipas policisë së shtetit këto deklarata kanë për qëllim pengimin e punës së bërë nga grupi hetimor dhe të shkaktojnë vonesa në zbardhjen e së vërtetës.
Ndërsa më herët, kreu i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruci deklaroi se heshtja e gjatë e Prokuroisë së Përgjithshme por dhe e organeve të hetimit konfirmojnë se pista e hetimit për ngjarjen është tërësisht politike.
"Përgjigjet pa përgjigje të pushtetit të Sali Berishës deri më sot kanë hedhur në tavolinë të organeve kompetente të gjitha pistat e mundshme. Po sipas verdikitit të tyre të gjitha nuk qëndrojnë. Aktualisht ka mbetur vetëm një pistë: Fatmir Xhindi është vrarë vetëm për arsye politike. Pistë që nuk është hedhur para organeve kompetente. Këtë pistë nuk mund ta hedhë pushteti i Sali Berishës", u shpreh Ruçi.
(m.a/BalkanWeb)