Thaçi dhe Dell, thirrje serbëve të dalin në zgjedhje
LIPJAN- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me ambasadorin amerikan Christopher Dell, vizituan një familje serbe në Lipjan, ku i kanë thirrje komunitetit serb që të dalë në zgjedhje. Thaçi tha se ka ardhur në këtë familje serbe, për të promovuar fillimin e një jete të re, ndërsa Dell tha se është duke vërejtur përmirësime sa i përket integrimit të serbëve.
Së bashku me ambasadorin amerikan Christopher Dell, kryeministri i vendit Hashim Thaçi sot ka qëndruar në shtëpinë e familjes Jorgiq në Lypjan, ku kanë diskutuar me nikoqirin për problemet dhe hallet e përditshme dhe mundësinë e ndërtimit të një jete edhe më të mirë, jo vetëm për komunitetin serb por për të gjithë qytetarët në përgjithësi.
Para disa viteve, siç tha Dell, as që është menduar se një kryeministër i Kosovës do të vizitonte një familje serbe – ndërsa tani kjo po ndodh.
Kryefamiljari Jorgiq u shpreh i kënaqur me sigurinë që ndjen në Kosovë, por kërkoi nga institucionet e vendit që të bëjnë më shumë për krijimin e vendeve të reja të punës.
Në Lypjan ishte i pranishëm edhe Refik Halili, anëtar nga ekipi përgatitor për themelimin e komunës së Kllokotit, i cili parmbrëmë është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar.
Kryeministri Thaçi me këtë rast ka dënuar edhe sulmin që i është bërë anëtarit të ekipit përgatitor për komunën e Kllokotit, Refik Halilit. Ai tha se do të kërkojë nga organet që të zbardhen autoret e këtij sulmi ndaj njeriut – i cili sipas tij - ka punuar shumë për ndërtimin e komunës së re të Kllokotit. Këtë sulm Thaçi e ka cilësuar si sulm ndaj demokracisë.
(m.a/rtk/BalkanWeb)