Korcë, prindërit kërkojnë zhvarrosjen e të birit: Djalin e vranë
KORCE- Kërkojnë rihapjen e cështjes në gjykatë, pasi 17 vjecari Mikel Ajce nuk u vetvra por vrasja e tij u sajua e tillë nga drejtuesit e shkollës. Kjo është deklarata e fundit e prindërve të adoleshentit që u gjet i varur në një pemë në Devoll të Korcës. Ngjarja e rëndë e shkrutit 2008 rikthehet në vëmendjen e opinionit publik, pasi prindërit kanë vndosur të flasin duke kërkuar madje zhvarrosjen e 17 vjecarit. Sipas tyre, i riu është varrosur me shenja dhune në trup, në pjesën e poshtme të tij, deri në heqjen e organeve gjenitale.
“I thashë doktorit në morg që djali nuk ka shenja të litarit në qafë, ai nuk mu përgjigj. E pyeti dikush tjetër pse kishte një goditje në fund të barkut, në anën e djathtë dhe doktori tha se i kishte zorrët e prishura. Duma vetëm të vërtetën” thonë prindërit.
Vjollca dhe Halim Ajce, prindërit e Mikelit deklarojnë se ai u vra në mënyrë makabre pas dhunës së ushtruar ndaj tij dhe më pas drejtori i shkollës bashkë me persona të tjerë sajuan vetëvrasjen, duke bërë gati dhe një letër lamtumire e cila nuk mbërriti kurrë në duart e tyre.
“Kërkoj zhvarrosjen e djalit për të parë se goditja në fund të barkut, ti bëhet ekspertiza. Vdekja e djalit ka ardhur nga goditjet. Djali në varrezë është pa organe gjenitale” tregon e ëma e Mikelit.
Ndërkohë gjykata e ka mbylur cështjen për mungesë provash duke ruajtur versionin e vetvrasjes, e cila hidhet poshtë nga prindërit e Mikelit.
Vjollca dhe Halim Ajce kërkojnë rihapjen e cështjes në gjykatë duke kërkuar me forcë zbardhjen e vdekjes së 17 vjecarit.
(e.n/News24/BalkanWeb)