E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, policia konfiskon 16 kg heroinë

SHKUP- Policia e Maqedonisë në kuadër të aksionit “Bosfor”, në lagjen Çair të Shkupit konfiskoi 16 kilogramë heroinë të cilësisë së lartë, lajmëroi Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar katër persona, tre shtetas të Maqedonisë, si dhe një shtetas i Turqisë. Sipas policisë, grupi i cili ka tentuar të shesë një sasi të madhe të drogës, është përcjell një kohë të gjatë dhe me ndihmën e agjentëve të insertuar të martën janë kapur gjatë tentimit për ta bartur drogën në Kosovë. Vlera e mallit të konfiskuar arrin shumë prej 170 mijë eurove, ndërsa nëse do të shitej me gram thuhet se do të arrinte vlerën e 700 mijë eurove.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›