Përplasen makinat, 4 të plagosur
Katër persona të të njëjtës familje janë plagosur në një aksident rrugor në kthesën e Patosit.
Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së mjetit të tyre me një tjetër.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, ku sipas mjekëve, Silvana dhe Tea Basha, 22 dhe 16 vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë.