Berisha replika me ministren Bregu
Autori i Lajmit: red.
Sipas shefit të qeverisë, Berisha, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave do të zhvillohet një analizë për objektivin e çdo ministrie, mbi bazën e dokumenteve që Ministria e Integrimit ka shpërndarë për çdo ministri, do t i shqyrtojmë ato dhe do të raportohet për përmbushjen e tyre. Pas këtyre deklaratave Kryeministri i është drejtuar ministres Bregu duke i thënë me humor: “Majlinda, ku e ke atë program raportin e MSA-së që do të na bëje dhuratë për çdo instutucion, ne po e presim?”. I është përgjigjur menjëherë ministrja, e cila ka shpjeguar se “çdo ministrie, por edhe në protokollin e Këshillit të Ministrave është shpërndarë projektraporti për këtë çështje dhe së shpejti do të shpërndahet dhe broshura”. Kryeministri dhe ministrja e kanë mbyllur me të qeshur këtë çështje, por Berisha ka qenë në mbledhjen e radhës të qeverisë i qeshur dhe buzagaz, pasi në fytyrën e tij nuk fshihej gëzimi dhe sadisfaksioni për anëtarësimin në NATO dhe ceremoninë e anëtarësimit ditën e shtunë, më 4 prill, kjo u pasqyrua edhe në një nga deklaratat e bëra në drejtim të ministrave ku tha: “Kjo është mbledhja e fundit e qeverisë para anëtarësimit të plotë në NATO”.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009