Malaj: Ligji për dëmshpërblimin e të përndjekurve i pazbatueshëm
Autori i Lajmit: Suela Topi
Ligji për dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve për socialistët jo vetëm që po përdoret për efekte elektorale por është dhe krejtësisht i pazbatueshëm. Ish-kreu i Ministrisë së Financave, deputeti socialist, Arben Malaj sqaron se fatura e këtij ligji është mjaft e madhe prandaj është e nevojshme kategorizimi i shtresave të ish-të përndjekurve duke dëmshpërblyer fillimisht ata që janë gjallë dhe më pas pjesën tjetër. Malaj ka shpjeguar më tej dhe arsyet pse socialistët lanë seancën plenare ku po diskutohej ky draft i propozuar nga mazhoranca. Ditën e enjte është diskutuar në Kuvend projektligji i propozuar nga demokrati, Astrit Bushati dhe i përmirësuar nga Ministria e Drejtësisë. Në draft janë shtuar dhe disa mendime nga Ministria e Financave. Pas debateve dhe kundërshtimeve të opozitës veçanërisht për dëmshpërblimin e të pushkatuarve para vitit 1994 të cilët janë quajtur si kolaboracionistë, ligji ka kaluar parimisht por votimi i tij në tërësi pritet të bëhet sot.
Deklarata
“Ligji do të ketë probleme në implementim, duket se do të keqpërdoret grupimi i të përndjekurve politik për qëllime elektorale, pasi e ritheksoj për katër vjet shuma e paguar është simbolike”, - tha Malaj në reagim të këtij drafti. Deputeti socialist shtoi se një tjetër problem i këtij ligji është fatura financiare. Ai propozon dhe zgjidhjen për këtë gjë. “Ajo që është premtuar me ligj dhe që po zvarritet pa fund është në shifra shumë të vështira për tu respektuar. Kompromisi do të ishte që të fillohej të paguhej për personat që kanë qenë të burgosur politike dhe janë akoma gjallë. Ata duhet patjetër ti kompensojmë një orë e më parë”, - u shpreh Arben Malaj, deputet i PS-së. Ligji i demokratëve u diskutua në seancën e së enjtes por miratimi i tij në tërësi u shty për sot. Me ndryshimet e miratuara në projektligjin për të përndjekurit përfitues përveç bashkëshortit dhe fëmijëve të dëmshpërblimit të një ish-të përndjekuri, do të jenë dhe vëllezërit, motrat dhe nipërit e mbesat. Ai parashikon gjithashtu shtyrjen deri në 1 korrik 2009, të aplikimit për dëmshpërblim, duke i shtuar faturës financiare një kosto mesatare 5-6 milion lekë secili, që nga ligji ekzistues përjashtoheshin nga skema. Por në ligj parashikohet edhe dëmshpërblimi i atyre që janë ekzekutuar pa gjyq para 1944 të cilët nga PS janë konsideruar si kolaboracionistët. Pas këtyre propozimeve të demokratit Bushati dhe të plotësuara nga Ministria e Drejtësisë, edhe Ministria e Financave është detyruar të pranojë faturën. Me propozim te saj Kuvendi ka miratuar nen për nen, por jo në tërësi, midis të tjerave dhe një amendament shtesë, në nenin 12 të ligjit, duke sanksionuar tashmë se fondet do të ndahen jo në mënyrë të barabartë, siç ishte përcaktuar deri më tani, por në mënyrë proporcionale për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara. Ministria e Financave pretendon se në bazë të këtij amendamenti, bëhet e mundur që, fillimisht të bëhet një ndarje e fondit sipas parashikimeve që bën ligji aktual dhe më pas, në rast se pas kësaj shpërndarjeje do të teprojnë para, atëherë për të mos i djegur ato, do të bëhet e mundur që kjo tepricë të rindahet në mënyrë të barabartë, po për ata individë që klasifikohen si fitues edhe gjatë fazës së parë. Pra ky amendament do të krijojë hapësirën e duhur që, ish- të përndjekurit e klasifikuar si përfitues, gjatë një faze të marrin edhe më shumë se 1 milionë lekë të rinj, masa limit kjo që përcakton ligji aktual. Një ndryshim i tillë duket se ka më shumë vlerë për 1400 përfituesit e përzgjedhur për këtë vit, të cilët pasi të marrin dëmshpërblimin sipas përcaktimeve aktuale ligjore, do të kenë mundësi të marrin dhe një shumë tjetër shtesë, gjithmonë në përputhje me masën e dënimit që kanë kryer. I njëjti mekanizëm do të përsëritet një ose më shumë herë, deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit për të gjithë ish-të dënuarit ose familjarët e viktimave.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009