KE mirëpret hyrjen në fuqi të MSA me Shqipërinë
Autori i Lajmit: red.
Komisioni Evropian ka mirëpritur hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit me Shqipërinë, e cila u nënshkrua në qershor të vitit 2006 dhe hyri në fuqi më 1 prill, pas ratifikimit nga 27 vendet anëtare të BE-së. "Komisioni mirëpret hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Ne konsiderojmë se hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje shënon fillimin e një periudhe gjatë së cilës angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe pritshmëritë mbi performancën e Shqipërisë do të jenë më të larta se kurrë më parë", - deklaroi Amadeu Altafaj,zëdhënës i KE. Komisioneri evropian Olli Rehn ka theksuar se hyrja në fuqi e MSA-së përfaqëson një marrëdhënie kontraktuese me të drejta dhe detyrime të përbashkëta dhe se marrëveshja fokusohet në respektimin e parimeve kyçe demokratike dhe në elementet bazë që përbëjnë zemrën e tregut unik evropian. Komisioneri Rehn thekson se BE do të vazhdojë të mbështesë progresin e Shqipërisë drejt integrimit,nëpërmjet procesit të stabilizim-asociimit dhe politikave të unionit për forcimin e bashkëpunimit me Ballkanin dhe bashkëpunimin rajonal.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009