Konstituimi i KZAZ-ve, dështon mbledhja e parë
Autori i Lajmit: Suela Topi
Alarmi për rrezikun e standardeve të zgjedhjeve është lëshuar dje dhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kreu i KQZ-së Arben Ristani, kritikoi partitë politike të cilat brenda datës 27 mars duhet të kishin dorëzuar propozimet për Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, konstituimi i të cilave dështoi këtë të mërkurë. Sipas Ristanit partitë politike kanë shkelur afatet duke bllokuar në këtë mënyrë procesin zgjedhor. Ai sqaroi se PD i ka sjellë propozimet e saj për KZAZ-të në datën 13 mars, PSD në datën 17, PR në 24 dhe PS në datën 27 mars. Ndërkohë që sipas Ristanit, PS ka shkelur ligjin dhe për respektimin e 30 % të femrave si anëtare të KZAZ-ve.
KZAZ
“Kemi të bëjmë me shkelje të ligjit nga forcat politike për momentin e prurjes së propozimeve të cilat duhet të ishin sjellë 15 ditë përpara dhe nuk janë sjellë. Në datën 28 ne kemi pasur detyrim ligjor nën KZAZ-të, të ndodhur në këto kushte bëj një apel të fortë drejtuar partive politike dhe organizatave partnere të vendit dhe ndërkombëtare të cilat kanë impakt në zgjedhje për të bërë të ditur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e vazhdueshëm që ka pasur KQZ-ja për organizimin e zgjedhjeve brenda standardeve të kërkuara”- tha Kreu i KQZ-së. Ai pohoi se po punohet që me këto zgjedhje ti hapet rruga Shqipërisë drejt Evropës por ajo që po ndodh është se KQZ braktiset dhe lihet vetëm në rrugën e tij drejt realizimit të qëllimit final. “Ne nuk mund të realizojmë detyrat tona në rast se partitë politike që janë komponenti kryesor i këtij procesi nuk realizojnë detyrimet e tyre ligjore”- tha Ristani. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genc Gjoncaj i cilësoi vonesat e propozimeve si thjesht teknike. “Unë besoj se koha ka qenë armiku kryesor i këtij procesi dhe jo dëshira. Nga ana e Partisë Socialiste as ka pasur dhe as do të ketë deri në datën 28 qershor dëshirë për të bojkotuar procesin që kanë lidhje me këto zgjedhje. Këtu bëhet fjalë vetëm për çështje teknike të mungesës së kohës sot për nesër është e pamundur për t ju përgjigjur”- tha Gjoncaj.
30 % i femrave
Po dje është diskutuar dhe për përfshirjen e femrave në KZAZ-të. Në bazë të Kodit Zgjedhor 30 për qind e emrave të propozuar duhet të jenë femra por partitë politike nuk i kanë respektuar kuotat. “Në bazë të detyrimit ligjor forcat politike kanë patur për detyrim që të paraqesin jo më pak se 30 për qind të komisionerëve nga secila gjini. Na rezulton se nga PS nuk është realizuar as ky detyrim ligjor. Megjithatë për shkak të procesit zinxhir që ndodh jemi detyruar që të bëjmë një kapërcim dhe të vendosim për ngritjen e KZAZ-ve pa respektuar këtë detyrim ligjor me qëllim që të bëjmë të mundur të shpërndajmë bazën materiale për ta rikuperuar këtë problem në vazhdimësi”, - tha ai. Këtë shqetësim e ka përcjellë dhe përfaqësuesi i demokratëve Njazi Kosovrasti. Ai tha se nga 165 komisionerë që i përkisnin PD-së si dhe PS-së duhet që 30 për qind e komisionerëve të ishin gra, çka do të thotë që 49.5 propozime. Ndërkohë që PD ka paraqitur 51 gra konform këtij detyrimi, ndërsa PS ka paraqitur vetëm 16 gra”, -tha ai. Ndërkohë që përfaqësuesi i demokratëve e ka konsideruar si të padrejtë vendimin e KQZ-së të 28 marsit kur janë miratuar listat e PS-së për KZAZ-të.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009