Qeveria përshëndet MSA-në
Autori i Lajmit: red.
Shefi i qeverisë, Berisha, përshëndeti në mbledhjen e KM, hyrjen në fuqi të MSA së Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke e vlerësuar këtë si një kapitull të ri në marrëdhëniet me BE, por, njëkohësisht, edhe si përgjegjësi të reja për të gjithë institucionet shqiptare. “Sot e tutje, kjo ditë, do të jetë për shqiptarët dita e integrimit, sepse sot hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Midis shqiptarëve dhe BE-së hapet një kapitull i ri. MSA-ja, e votëbesuar si rezultat i reformave serioze të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe Shqipëria në tërësi, gjatë këtyre dy viteve. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE-së hyjnë në një erë të re. Shqipëria dhe BE-ja, do të bashkërendojnë bashkëpunimin e tyre mbi bazën e Këshillit të Stabilizim- Asociimit, i cili mblidhet muajin që vjen. Natyrisht, liberalizimi i vizave me Shqipërinë apo heqja e tyre nuk përcaktohet vetëm nga hyrja në fuqi e MSA-së, por përcaktohet gjithashtu, njëlloj edhe nga pajisja e qytetarëve shqiptarë me dokumente të reja identiteti. Ndaj, edhe një herë, në emër të qeverisë, i bëj një apel miqësor çdo shqiptari që të marrë letërnjoftimin e ri, si një dëshmi e vullnetit të tyre për të kontribuar si në procesin e votimit, për të votuar si çdo qytetar tjetër i vendeve më të zhvilluara të këtij kontinenti, por për të dëshmuar gjithashtu, se me aktin e tij, ai dëshiron të kontribuojë në lëvizjen e lirë, të kontribuojë në rritjen e sigurisë së vendit, dëshiron të kontribuojë në procesin e integrimit. Hyrja në fuqi e MSA-së do të thotë hyrje në fuqi e përgjegjësive të reja për qeverinë, parlamentin dhe të gjitha institucionet e vendit. Për vendin është e domosdoshme që të implementojmë të gjitha çështjet e ngritura në raportin e KE-së për Shqipërinë. Çdo vonesë në implementimin e tyre, veçse shtyn dhe vonon procesin e progresi të mëtejshëm të Shqipërisë drejt BE-së”, - përfundoi Berisha.
Ky lajm është publikuar: 02/04/2009