E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha replikon me secilin deputet të PS-së

Kryeministri

Diskutimi i djeshëm parlamentar lidhur me hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit ka riprodhuar debatin në distancë PS-PD, ku si protagonist ka pasur Kryeministrin Sali Berisha. Si personi që ka përgjegjësinë kryesore për daljen nga situata, por edhe nën peshën e një presioni politik të përditshëm, kreu i qeverisë nuk ka munguar që të replikojë përgjatë seancës plenare thuajse me të gjithë deputetët socialistë që kanë marrë fjalën. Me një gjuhë të ashpër, kreu i shumicës ka përfshirë në fjalën e tij si përgjigjet me karakter teknik që u referohen argumentimeve juridike, ashtu edhe ato politike, që burojnë nga tradita e akuzave mes tij dhe deputetëve të PS-së. Kundërpërgjigje të menjëhershme, të cilat në përputhje me debatet e mëparshme parlamentare të karakterizuara nga tensioni, e kanë vënë opozitën përballë një agresioni verbal, që ka synuar edhe devijimin e debatit.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›