E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saranda përgatit kushtetutën e sezonit turistik

Rregullat

Data 1 maj, dita kur Saranda do të zyrtarizojë çeljen e sezonit “Verë 2010” pritet me përgatitje si nga biznesi edhe nga bashkia. Bordi i turizmit, që funksionon pranë kësaj bashkie ka bërë ditën e djeshme takimin, në të cilin është formuluar rregullorja e sezonit të ri, që ka fuqinë dhe vlerën e “kushtetutës” për turizmin e Sarandës. Kryetari i bashkisë Edmond Gjoka e ka diskutuar këtë rregullore së pari me drejtorët që kanë lidhje të drejtpërdrejtë dhe përcaktuese për ecurinë e sezonit, si në drejtorinë e turizmit, të shërbimeve, policinë bashkiake dhe institucione të specializuara në varësi. Parësore janë vlerësuar investimet për hedhjen e rërës së re në plazhe, investimi për stolat, ndriçuesit dhe koshat në hapësirat publike, përshpejtimi i punimeve për investimin në rrugën hyrëse të Sarandës etj. Në vëmendje kanë qenë edhe ndërtimi i rrugëve lidhëse me plazhet ne zonën e lagjes nr.4 të qytetit e sidomos zgjidhja përfundimtare e problemeve me rrjedhjen e ujërave të zeza në një segment të shëtitores, lidhja me rrjetin kryesor të tubacionit të ujit në rrugët nr.1,2,3. Edhe më i përcaktuar ka qenë bordi i turizmit, në detyrat ndaj policisë bashkiake. Prej saj është kërkuar të jetë jo toleruese dhe parandaluese për qarkullimin e lopëve dhe qenve rrugaçë në qytet, si dhe të ndiqen në dinamikë punimet në oraret e përcaktuar në rregullore për punën e çekiçëve dhe betonierave gjatë sezonit.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›