E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja në KSHC, përfundon në gjykatë

Padia

Ish-kryetarja e Komisionit të Shërbimit Civil, Mimoza Hyseni, e shkarkuar disa javë më parë nga posti, i drejtohet Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar pavlefshmërinë e vendimeve. Të paditur janë KSHC-ja dhe shtetasit Kostandin Kazanxhi, Sajmir Mani dhe Shahin Bistri. Hyseni kërkon “konstatimin e pavlefshëm të dy vendimeve nr.2 datë 5 mars 2010 për shkarkimin e Mimoza Hysenit nga detyra e kryetares së Komisionit të Shërbimit Civil dhe vendimin nr.3 datë 5 mars 2010 për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të KSHC”. Ish-kryetarja kërkon gjithashtu anulimin tërësisht të vendimeve nr.2 dhe nr.3 dhe pezullimin e zbatimit të këtyre vendimeve. Gjithashtu Hyseni kërkon që të konstatohet i pavlefshëm vendimi nr.2 për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të KSHC. Gjyqtarja që do të gjykojë këtë çështje është Manjola Xhaxho, ndërsa ende nuk është përcaktuar data e seancës së parë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›