Berisha rikthen Xhuvelin në qeveri
Kryeministri Sali Berisha merr kreun e PAA-së, Lufter Xhuveli, si këshilltarin e tij për bujqësinë. Pas Neritan Cekës, ish-ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, shkon në selinë e qeverisë për të shërbyer në prapavijën e Kryeministrit Berisha. Partia Agraro-Ambientaliste, në zgjedhjet e 28 qershorit mori rreth 13 mijë vota, pa mundur dot të përfaqësohet në Parlament, por ka ndihmuar demokratët të marrin një deputet më shumë në Qarkun e Lezhës.
Premtimi i Kryeministrit Berisha se aleatët do të shpërblehen në bazë të numrit të votave është shndërruar në fakt duke mbyllur këtë kapitull me emërimin e Xhuvelit. Javën e kaluar, Kryeministri ka pritur në zyrë kreun e agrarëve për t‘i propozuar atij postin e këshilltarit personal. Midis një posti zv/ministror dhe atij të këshilltarit personal të kreut të qeverisë mësohet se Lufter Xhuveli ka zgjedhur të dytën. Pas 12 viteve si ministër, kreu i PAA-së prek selinë e Kryeministrisë në rolin e këshilltarit, një ulje në karrierë. Një tjetër lëvizje brenda të djathtës në rang këshilltarësh është Princ Leka II, i cili nga Ministria e Jashtme ‘kapërcen‘ në Ministrinë e Brendshme si këshilltar personal i ministrit Lulzim Basha. Ish-ministri i Jashtëm në qeverinë e para 28 qershorit, në stafin e ngushtë të këshilltarëve ka edhe ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi.
E djathta në pushtet shpërblen edhe kandidatët për deputetë, të cilët nuk arritën dot të siguronin mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit. Indrit Fortuzi, i 25-ti në listën e kandidatëve të PD-së për Qarkun e Tiranës është emëruar këshilltar në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Keltis Kruja, kandidati i 31-të në Tiranë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit mori emërimin si prefekt në kryeqytet.
Edith Harxhi, Kastriot Sulka, Eno Bozdo dhe Taulant Bino nuk lëvizën nga pozicioni i tyre si zv/ministra në qeverinë "Berisha". Kryeministri, në një nga mbledhjet e qeverisë për muajin nëntor ka emëruar Nikollë Lesin si zv/ministër të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ekrem Spahinë dhe Arjan Starovën si zv/ministër te Mbrojtja. Partitë e vogla, të cilat kanë bërë koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike, por që nuk kanë mundur të fitojnë mandate në Kuvend, do të jenë pjesë e qeverisë Berisha-Meta. Spahia është kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit. Ndërkaq, në vendin e tij, si zëvendësministër i Kulturës është emëruar Dashnor Bajaziti. Gjithashtu, me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave është shkarkuar nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, Petrit Karabina, për t‘u zëvendësuar nga kreu i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova.
Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpërblyer ish-kandidatët e vet, të cilët nuk mundën të futeshin në sallën e Kuvendit. Angjelina Kola dhe Besian Pesha kanë përfituar poste drejtorësh në administratën publike, ndërsa ish-kandidatja e LSI-së, Matilda Merxhani, është në rolin e zëdhënëses në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.