Skizofrenia erotike e Sali Berishës
Për të gjithë dktatorët është dashur shumë mund e punë pas vdekjes për t‘u dokumentuar atë pjesë jete ku fillon rrjedhja, dhe ku ata shfaqen siç populli nuk i ka njour. Sali Berisha po ua kursen kohën dhe mundin dokushkruesve, sepse dhe këtë pjesë të fundit të karrierës, atë që njihet si lajthitja, po e dokumenton vetë çdo ditë, "live", nga parlamenti në konferenca shtypi apo prerje shiritash pa kuptim. Shumë kombe kanë pasur fatin e keq të kenë vetëm një diktator, neve na ka qëlluar të kemi dy. Dhe këtë të dytin lajthitja e ka kapur me erotizëm ekstrem. Ka shumë arsye për ta injoruar sjelljen e fundit të Berishës, për ta trajtuar me tallje siç e meriton, me përjashtim të një arsyeje kryesore që ai është sot kryeministri i vendit. Të gjithë të tjerët rrotull tij, që pasi kanë kaluar ngërçin, "ç‘të bëjnë: Të ulin kokat, të skuqen apo brohorasin?", duken as më shumë as më pak por si ata që i rrinë rrotull diktatorit, dhe që çfardo të nxjerrë nga goja ai, është më e drejta, më e mira, më e vertëta do thoshte vetë Topalli.
Në fakt kthimi i Sali Berishës te vetja e viteve ‘90, ishte vetëm çështje kohe. Sepse një ditë pushteti do t‘i rrezikohej t‘i ikte nga duart sërish dhe kjo ditë tashmë ka ardhur. Asgjë tjetër nuk e bën ish presidentin e 1997-ës, më të lemerisshëm, njëkohësisht qesharak, sesa humbja e pushtetit. Teza rreth ndryshimit të tij, është një tezë e dështuar, por që mund të pasurohet me elementë të rinj. Ashtu si Shqipëria që nuk ka zhvillim por ka rritje ekonomike dhe ky personazh tranzicioni që ka dominuar vetë tranzicionin shqiptar të këtyre 20 viteve të fundit, ka pasur rritje të pasurisë së tij por jo zhvillim, e aq më pak ndryshim. Ashtu si Shqipëria që thuhet se nuk po kalon krizë, por është prekur rëndë nga kriza edhe Sali Berisha është prekur rëndë nga kriza, e cila është e një lloji tjetër nga ajo ekonomike. Gjatë mijëvjeçarit të ri ai na tregoi se mësoi si të kishte më shumë ekrane e gazeta nga pas, biznese e prona, lobistë tutje e tehu, që vijnë menjëherë nga shtimi i pasurisë personale, por e vetmja gjë që nuk ndryshoi ishte thelbi i tij, ai i një njeriu që kërcënon dhe nuk pyet para asgjëje për pushtet. Më të tronditur se ne shqiptarët që e dimë se me kë kemi të bëjmë, duhet të jenë ndërkombëtarët që me siguri po vrasin mendjen se ç‘tatika duhet të ndjekin me një të çmendur të këtij niveli, që u ka mbetur në derë, falë dhe njërit vesh shurdh, e tjetrit sy qorr nga vetë ata. Good luck to them!
Vazhdojmë. I kthehemi mitingut të 20 nëntorit pa të cilin nuk do kishim mundësi të matnim pulsin e lartë të Sali Berishës. Nga njëra anë ai e ndjen rrezikun e një mazhorance piramidale që nuk do ta kishte të lehtë që kur u krijua, dhe nga ana tjetër ai ndjen dëshirën për përleshje dhe nëse e vini re, është ai që flet për rrethime, kërcënime dhe luftë. Aktualisht e ka futur vetveten në situatën e ‘97-ës, me ndihmën e tij, sepse opozita ka të paktën 5 vitet e fundit që proteston veçse qytetarisht. Ai sot bën dhe thotë ç‘ti vijë në mendje e gojë dhe për këtë fajtorë jemi të gjithë. Shqipëria ka sot një shoqëri në krizë të thellë morale dhe institucionale, që në vend të kapërcehej me 10 vjedcarin e parë postkomunist, u thellua më keq. Asryeja është shumë e thejshtë, vazhdojnë të qeverisin po ata të dhjetëvjeçarit të parë të tranzicionit. Aq e keqe është kjo krizë morale sa kryeministri, një plak afër të 70-tave, kërcënon e dhunon nga foltorja e kuvendit, flet e për ç‘nuk flet, për gra e vajza, për burra e të dashur, për dhunë dhe masakra, duke dhunuar kështu jo vetëm familjen e kryetarit të opozitës por të të gjithë shqiptarëve, edhe Jozefinës, e cila në të njëjtën sallë ku ndodhte shpërthimi shtazarak i bosit të saj, përpiqej të fliste për të drejtat e grave dhe respektin ndaj tyre. Ne jemi një shoqëri në krizë përderisa nuk ndëshkuam shkaktarët e ‘97-ës dhe i lamë ata jo vetëm të bredhin lirisht por të na drejtojnë sërish. Dhe historia s‘ka ku shkon tjetër veçse të përsëritet, por kësaj radhe pak me gay. Dhe po të mendosh që ligji për homoseksualët ishte ligji i parë për të cilin foli kryeminsitri pas bashkëjetesës me Ilir Metën. Eshte luks i tepërt të pretendosh nga ai respekt për ata që janë ndryshe në shoqëri, po dhe ky element hiporkizie duhet parë në fjalimet e tij të fundit. Pikërisht ai që na tha se ky ligj na afron me Europën, sot e gjithë ditën në mënyrë tribale e përdor këtë nocion, si sharje e fyerje, duke demonstruar dhe njëherë se është ai më larg Europës e qytetërimit se çdokush tjetër. Në gjithë botën ku duam të shkojmë, presidentë a kryeministra mund të jenë pro a kundër martesave gay, por si sharje a fyerje nuk guxojnë ta përdorin. Por ky nuk është problemi më i madh i skizofrenisë së kryeministirit tonë, me këtë le të merren OJQ-të që e brohoritën kur foli për një ligj të tillë.
Problemi sot, në grackën e të cilit nuk duhet të bjerë opozita, është ai i përjetshmi me Sali Berishën: sa here do të shpërqendrojë vëmendjen nga një problem i madh, ai ben çudira që lënë pa gojë. Kësaj radhe të gjithë kundërshtarët janë edhe komunistë, edhe të korruptuar edhe homoseksualë. Në fakt me gay i ka pasur gjithë bëmat kohët e fundit, ndoshta diçka ka në subkoshiencën e tij rreth këtij orientimi seksual. Thonë që aty ku flitet më shumë për besën, ajo është me e pabesë dhe këtë e ka provuar Sali Berisha. E njëjta aksiomë vlen dhe për burrërinë. Skizofrenia e tij erotike banale ka të bëjë vetëm me çorientimin e qëllimit kryesor të opozitës, protestës së radhës dhe hapave që ajo duhet të bëjë me tej. Për këtë arsye duhet veç injoruar dhe në mungesë për t‘iu përgjigjur me të njëjtën monedhë, ai duhet lënë të shkruajë "live" para kamerave epitafin e tij, atë të një diktatori që fati e deshi t‘i provonte dhe jetonte të gjitha kohërat, të gjitha etapat.