E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigranti, vdes prane gruas ne Follorine

Nje emigrant shqiptar ka gjetur fund tragjik ne token greke, jo larg kufirit me atdheun. Viktima, qe u identifikua nga policia greke si nje burre shqiptar, rreth moshes 30 vjec, nuk iu konfirmua identiteti. Sipas hetimit, i ndjeri perpiqej te hynte ne menyre te paligjshme ne token greke. Ai ndodhej ne zonen Antartiku te bashkise Prespe-Florina, me bashkeshorten e tij. Kjo e fundit i deklaroi policise se i shoqi u gjet i vdekur per shkaqe te paqarta. Hetimet nxoren se nuk kishte shenja dhune ne trupin e te ndjerit. Dyshimet jane se ai ka pesuar ndalim zemre, ndersa perpiqej te hynte ne kembe ne token greke per t'iu bashkuar te shoqes.
Dy motocikliste vrane dhe shitesin
Nje punonjes shqiptar, shites kioske, mbeti gjithashtu i vrare me arme zjarri ne kryeqytetin grek, Athine, dhe autoret ishin serish dy djem me motore. Viktima ishte Lefter Tralo, 45 vjec, emigrant me banim prej vitesh ne Greqi. Ai u vra ne grabitje e siper ne lagjen "Poseidonos" te Athines, ne lokalitetin "Paleo Faliro". Hetuesit thane se personat me motor, pasi e vrane nuk lane gezhoja ne vendngjarje dhe u zhduken ne drejtim te paditur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›