Shqiptare dhe greke, "miq" per kokaine
Policia greke tha mbreme se ka shkaterruar nje organizate nderkombetare te trafikut te lendeve narkotike. Ne pranga rane shtate persona, kater prej te cileve shqiptare, dy siriane dhe nje grek. Emrat e te ndaluarve nuk jane publikuar per shkaqe hetimi. Operacioni u zhvillua ne lagjen "Galazi", te kryeqytetit helen, si dhe ne shtepite e gjithe te dyshuarve. Gjate kontrollit u sekuestruan 13,3 kg heroine te paster, 173 grame kokaine, hashash, si dhe disa arme.