E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha sfidon Ramën: Mbaj fjalën, voto imunitetet Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha ftoi dje kreun socialist, Edi Rama, te votoje nismen per kufizimin e imunitetit, pasi PD ka dorezuar ne Kuvend variantin e mbeshtetur nga opozita per te ndryshuar Kushtetuten. Ftesen e bere dje gjate mbledhjes se grupit parlamentar Demokrat, kryeministri e shoqeroi edhe me kritika ndaj atyre deputeteve socialiste qe kane dale kunder kesaj nisme, duke u shprehur se ata kane frike nga vetja e tyre. "Une, edhe njehere, e ftoj zotin Rama qe te vendose per heqjen e imunitetit, pasi mazhoranca ka derguar ne Parlament variantin, te cilin opozita e ka mbeshtetur publikisht dhe ky eshte varianti me ndryshimin e Kushtetutes. Une e kuptoj qe kunder ketij vendimi jane absolutisht ata, te cilet kane frike nga vetja e tyre dhe, frike nga vetja e tyre kane ata qe perzihen ne gjera qe nuk duhet te perzihen", - u shpreh kryeministri. Sipas tij, vota e opozites ne Kuvend per nismen qe u heq imunitetin zyrtareve te larte te shtetit, nuk duhet te vonoje, pasi drafti eshte pikerisht ajo cka PS ka kerkuar deri me sot. Ndersa rrezoi pretendimet e PS te bera publike ne media, si absurde. "Te kerkosh te votohet gjykatesi me 3/5, nderkohe qe Presidenti i Republikes votohet me 50+1, do te thote te tallesh dhe te perpiqesh ta bllokosh kete proces, do te thote te degjosh "keshillin e miliardereve" dhe jo zerin e qytetareve, sepse ne menyre absolute, nuk ka asnje qytetar shqiptar, qofte ai i pa parti, demokrat, socialist, apo i cdo lloj force politike, qe nuk do te votonte me gjithe zemer per heqjen e imunitetit te zyrtareve per disa vepra te caktuara. Kjo eshte gjeja me evidente", - theksoi kreu i qeverise. Sipas Berishes, kur perdoren pretekste, te cilat nuk qendrojne, atehere socialistet mbeten te vetmit njerez, qe kerkojne te mbajne nje qeveri me imunitet, ministra me imunitet dhe deputete me imunitet. "Dhe kete nuk e beni per interesa tuajat. Sigurisht jo, por behet thjesht, strikt, per interesat e nje grupi te ngushte ne krye te kupoles se partise. Une uroj dhe deshiroj qe heqja e imunitetit te mos jete nje ceshtje per kapital politik, nga asnjera pale, por te jete nje ceshtje te cilen, ne interesin me te mire te qytetareve shqiptare, te gjitha palet ta votojme dhe te heqim kete lak qe rendon cdo dite qytetaret shqiptare dhe institucionet shqiptare", - shtoi Berisha. Kryeministri i meshoi faktit se PD ne Parlament propozoi variantin e kerkuar nga opozita, duke hequr dore nga varianti i saj, me qellimin e vetem per t'u arritur nje marreveshje, sepse kur njera pale nuk leshon, pala tjeter do te perpiqet te leshoje. "Tani, iniciativa e derguar ne Parlament, eshte iniciative e Keshillit te Europes, por eshte edhe iniciative, nga viti 2005 e me tej, e mbeshtetur, e deklaruar nga opozita shqiptare. Uroj qe ta mbajne fjalen dhe ta votojne. Ky do te ishte nje lajm shume pozitiv dhe nje hap i madh perpara per qytetaret shqiptare, edhe ne rrafshin e lirive dhe te drejtave te qytetareve, sepse do te barazonte qytetaret shqiptare para ligjit, per disa ceshtje madhore te jetes dhe veprimtarise se tyre", - vijoi kryeministri.

Berisha, optimist per zgjidhjen e ngercit

Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje optimist se po shkon drejt zgjidhjes ngerci ne Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore. Ne mbledhjen e grupit parlamentar Demokrat, kreu i qeverise tha se mazhoranca ka bere te gjitha perpjekjet per kompromisin me te gjere te mundshem ne kete komision dhe se tematika duket se po shkon drejt zgjidhjes. "Eshte rene dakord qe studimi pilot per sistemin elektronik, sipas kerkeses se socialisteve, te perfshije rreth 20 per qind te zgjedhesve, 20 per qind per numerimin dhe 20 per qind per identifikimin e kartes. Komisioni do te percaktoje te gjitha rregullat se si do te veprohet, ne rast se makineria deshton", - u shpreh kreu i qeverise. Per kete ceshtje, kryeministri dha edhe nje shembull personal. "Une isha ne Dubrovnik dhe hapesira ajrore Bavareze u bllokua per rreth 5 ore, per shkak te kompjuterit. Une pata fat se ai bllokim nisi pasi une u ula ne Munih, nderkohe qe avionet e tjere u devijuan ne aeroporte te tjera", - krahasoi Berisha. Deklarata e kreut te qeverise vjen kur kane mbetur vetem dy dite nga perfundimi i afatit te caktuar me vendim te Kuvendit per Reformen Zgjedhore me 12 korrik. Aktualisht, puna ne Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore ka ngecur tek ceshtje shume te rendesishme si perberja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve apo procesi i ankimimit ne zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›