E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: PBB ne renie, bujqesia dhe sherbimet ne rritje Eglantina Nasi

Ekonomia shqiptare ka pesuar nje renie te lehte te treguesve te saj gjate pjeses se pare te ketij viti, niveli i te ciles gjithsesi, qendron ne nivele minimale vetem prej 0.2%. Nje fakt te tille e kane pohuar ekspertet e Institutit te Statistikave, ne raportin me te dhenat e Produktit te Brendshem Bruto. "Ekonomia ne tremujorin e pare te vitit 2012 u ul me 0.2% kundrejt tremujorit te pare te vitit 2011, ndersa krahasuar me tremujorin e katert te vitit 2011 u ul me 1.2%", - cilesojne ata lidhur me nje dukuri te tille. Duke konstatuar me tej, se gjithsesi, ka mjaft sektore te ekonomise shqiptare, te cilet kane shenuar rritje te tyre gjate kesaj periudhe, ku ata qe kane pasur rritjet me te larta mesohet se jane "sherbimet" dhe "tregtia". Respektivisht, ata kane pesuar rritje ne nivelet prej 11% dhe 5.3%, krahasuar me tremujorin e pare te vitit 2011. Por gjithashtu, rritje ka shenuar edhe dega e bujqesise, e cila per kete tremujor, i rriti treguesit e saj perkatesisht me nivelin prej 4.5%, kundrejt tremujorit te pare te vitit 2011 dhe 1.6% kundrejt tremujorit paraardhes. Nga ana tjeter, ekspertet e INSTAT-it bejne me dije se deget qe u paraqiten me renie ne kete tremujor krahasuar me te njejtin tremujor te nje viti te meparshem, ishin industria, ndertimi, post-komunikacioni dhe transporti. Respektivisht, me nje renie ne nivelet prej 19.3%, 17.6%, 4.8% dhe 1.7%. Gjithashtu, renie shenuan edhe dega e ndertimit, industrise, transportit dhe post-komunikacionit, krahasuar me tremujorin paraardhes. Konkretisht, reniet e tyre u shenuan ne nivelet respektive prej 7.1%, 5.4% ,4.3% dhe 1.0%. Nga ana e tyre, ekspertet e Institutit te Statistikave, bejne me dije se te dhenat e lartpermendura japin informacionin e pare te disponueshem per tremujorin e pare te vitit 2012, ne lidhje me PBB-ne, te zhveshura nga efektet sezonale. "Te mos harrojme se nje nga karakteristikat me te rendesishme te serive tremujore, eshte prania e sezonalitetit ne to", - theksojne ata, duke lene te nenkuptohet se kjo prani, ndikon ne luhatjen e cmimeve e natyrshem ne nje perllogaritje te ndikueshme te treguesve te rritjes ekonomike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›