Spahiu mban tubimin qe iu ndalua nga policia
Ashtu sic ishte paralajmeruar Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut tregoi dje nje prove force ne Lezhe duke mbledhur me qindra aktiviste ne nje dite kur ne kete qytet ishte edhe kreu i qeverise Sali Berisha. Ndonese dy dite me pare policia e ketij qyteti u kishte anuluar lejen per miting aktivistet e kesaj levizjeje u mblodhen ne mesdite ne sheshin ku qendron monumenti i Beselidhjes se Pare Shqiptare ne qytetin e Lezhes. Me pankarta ne duar dhe nen moton Asgje nuk kemi trasheguar nga prinderit tane cdo gje ua kemi marre borxh femijeve tane dhe gjeneratave qe do te vijne perfaqesues te Aleances Kuq e Zi e vune theksin te nevoja e ruajtjes se trashegimise historike dhe kulturore te Shqiperise. Drejtuesi i kesaj levizjeje Kreshnik Spahiu deklaroi se ishte e turpshme qe monumentet e shtetit shqiptar te jepeshin me qira nga qeveria. Ne kete dite te shenuar larg retorikes dhe klisheve politike ne i kerkojme qeverise shqiptare te terhiqet nga vendimi i turpshem per dhenien me qira dhe emfiteoze te monumenteve historike qindra dhe mijeravjecare ne Shqiperi deklaroi Spahiu. Ne kete tubim nje fjale te vecante mbajti edhe profesor Myslym Pashaj.