E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Politika ta kete paresor integrimin ne BE

Ambasadori

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth i ka leshuar nje mesazh tashme te riperseritur politikes shqiptare qe prej qytetit te Fierit ku ai ishte ftuar nga kryetari i bashkise Baftjar Zeqaj. Ambasadori i ka kerkuar klases politike shqiptare qe ta shohe integrimin si nje prej pikave paresore te axhendes se saj dhe asaj kombetare. Interesimit te mediave se si e shikonte ai deshtimin e trete te Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat ne nje kohe kur Serbia arriti ta perfitoje kete status ambasadori i OSBE-se deklaroi Ky eshte nje vendim i Bashkimit Europian qe behet ne baze te rekomandimeve te komisionit perkates. Ky eshte nje hap shume i rendesishem nje hap qe te ben te mendohesh mire per ta kthyer punen per integrimin e Shqiperise ne piken numer nje te axhendes kombetare te te dyja kaheve politike. Kjo kerkon perpjekje te perbashketa nga ana e drejtuesve politike shqiptare. I takon vete Shqiperise qe te beje nje hap perpara lidhur me kete proces. Ndersa duke prekur procesin e reformes zgjedhore Wollfarth pohoi se ky eshte nje problem i rendesishem per te cilet palet duhet te punojne per te gjetur pikat e perbashketa. Prezenca e OSBE-ODIHR do ta mbeshtese kete proces deklaroi ai. Ambasadori vleresoi pozitivisht konsensusin e arritur ne Parlament per votimin e ndryshimeve ne Kodin Penal. Wollfarth u prit ne qytetin e Fierit nga kryebashkiaku Baftjar Zeqaj si dhe nga administrata e bashkise se ketij qyteti. Ai mori pjese ne punimet e forumit Europa midis meje dhe teje si dhe ne prezantimin e projektit te skulptorit Fate Velaj per ngritjen e nje memoriali ne qender te qytetit Fier.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›